Bëhet virale deklarata e vajzës së Cristiano Ronaldos, e bëri të qeshë edhe yllin e futbollit

TË FUNDIT

Vajza e Cristiano Ronaldos, Alana Martina, ka rrëmbyer sërish vëmendjen e mijëra njerëzve në rrjetet sociale. Vetëm 7 vjeç, ajo ka dëshmuar se është një fëmijë argëtues.

Videoja që është bërë virale vjen nga një prej episodeve të reja të “I am Georgina” në Netflix, që tashmë është publikuar në platformë.

Çfarë tha vajza e Cristiano Ronaldos?

Alana, vajza e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodríguez, shkaktoi të qeshura me një video të publikuar në të cilën babai i saj e pyet: Çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh?, për të cilën ajo përgjigjet menjëherë: “Asgjë, asgjë “Unë do të rrijë në shtëpi e qetë”. Përgjigja e saj e papritur e bën Ronaldon të qeshë, i cili me të qeshur përgjigjet: “Duhet të punosh, dashuri”.

Kjo përgjigje u bë virale për shkak të deklaratës interesante të vajzës që është vetëm 7 vjeçe, deklaratë kjo që u bë virale për shkak se mijëra njerëz e gjetën veten në të njëjtin qëndrim, pasi shumë prej nesh ndonjëherë nuk do dëshironin të bënin asgjë. Në fund të fundit, jeta si i rritur është e vështirë, ndaj shumë prej nesh e kuptojnë me humor dëshirën e saj.