Në garën e bukurisë Miss Universe të mbajtur ditë më parë, amerikanja R’Bonney Gabriel u zgjodh gruaja më e bukur në botë. Amanda Dudamel nga Venezuela doli e dyta, ndërsa Andreinda Martinez nga Republika Dominikane doli e treta.
Shenjë la edhe Miss Kosova, Roksana Ibrahimi. Por jo për çmime…
Mediat kroate kanë raportuar lidhur me reagimin e Roksanës kur Miss SHBA-ja mori kurorën e më të bukurës. Miss Kosova ishte e vetmja që u pa tërësisht e zhgënjyer.
Përderisa të gjitha duartrokitën triumfin e SHBA-së, Miss Kosova u pa në prapavijë që rrinte e shtangur./21Media
The new Miss Universe is USA!!! #MISSUNIVERSE pic.twitter.com/7vryvLV92Y
— Miss Universe (@MissUniverse) January 15, 2023