Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Igor Crnadak dhe ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Rasko Konjevic, sot në ndërtesën e Presidencës së Republikës së Austrisë nënshkruan marrëveshjen për kufirin midis BeH-së dhe Malit të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në aktin solemn të nënshkrimit të pranishëm ishin, presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, i cili ishte edhe pritës i takimit në Vjenë si dhe presidentët e Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe kryesuesi i presidencës së BeH, Dragan Çoviç, të pranishëm ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz dhe ai i Malit të Zi, Igor Lukshiq.
