Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se partia dhe ai kanë pritur rezultat më të mirë dhe se PDK-së i duhet rezultat më i mirë.
Megjithëkëtë në konferencën për media të mbajtur një ditë pas zgjedhjeve, Hamza ka theksuar se PDK-ja ka arritur ta ruajë votën dhe elektoratin e vet.
Ai ka thënë se pozita që mban në parti i ka përgjegjësitë e veta dhe se ai nuk do të fshihet pas tyre.
Ka theksuar se do të organizojë takime me strukturat e partisë dhe vendimet do t’i marrë në kohë.
“Këto ditë do të kemi takime me strukturat e partisë, vendimet i marrë në kohë, ta analizuara, të peshuara mirë dhe sigurisht nuk vonohem në vendimmarrje”, ka theksuar Hamza.
