“Hey Mama”, hiti më i ri nga David Guetta përfshin brenda Afrojack dhe Nicki Minaj, ndërsa edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është pjesë e singllit.
Rexha, e njohur për bashkëpunimet e saj në shkrimin e teksteve muzikore me Rihannën dhe këngëtarë të tjerë të njohur, është pjesë e këngës së Guettas në disa sekonda, si vokaliste e dytë.
Emri i saj nuk gjendet në këngë për shkak se shumë njerëz punojnë në të njëjtën këngë dhe nuk duket bukur që një këngë të këndohet nga katër njerëz. “Është vështirë të mos gjendesh në listë por njerëzit po flasin dhe e dijnë se jam unë” ka thënë Rexha.
“I am gonna shoë you crazy” është një nga hitet e Rexhës në Amerikë, atje ku ajo po arrin suksese dhe po tregon veten si artiste. Rreth 19 mijë kopje të kësaj kënge janë shitur ndërsa shumë shpejt Rexha thotë se do të dalë me projekte të reja.
