Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Sabotage”.
Kjo këngë është pjesë e albumit “Better Mistakes”, që Bebe Rexha do ta publikojë më 7 maj.
“Kjo këngë do të thotë absolut bota për mua. “Sabotage” ka dalë tani, shpresoj të kënaqeni. Albumi im i ri “Better Mistaakes” është gjithashtu i disponueshëm për para-porositje tani”, ka shkruar Bebe Rexha në rrjetin social Instagram pas publikimit të këngës “Sabotage”./21Media
