Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka fituar çmimin për bashkëpunimin më të mirë në MTV EMA. Kjo falë këngës “I’m Good (blue)”, ku erdhi në bashkëpunim me David Guetta.
Në edicionin e këtij viti të MTV EMA, nikoqirët e mbrëmjes ishin Rita Ora e Taika Waititi.
Ndërkaq, çmime fituan edhe Loredana Zefi – për artisten më të mirë zvicerane.
Fituesja kryesore e mbrëmjes ishte Taylor Swift.
Ndërkaq, të tjerë fitues janë Nicki Minaj, Seventeen, Lisa, Anitta, David Guetta, Muse etj/21Media
