Kompania “ZiuuRugs“, e themeluar nga disa të rinj shqiptarë në Prishtinë, ka bërë emër në tregun ndërkombëtar me tapetet e saj të personalizuara.
Artistë si Wiz Khalifa, Young Metro 3 Times dhe Martin Garrix kanë shprehur publikisht pëlqimin e tyre për këto produkte të personalizuara nga kompania kosovare “ZiuuRugs”.
Artistja e radhës që ka shprehur gëzimin e saj për një dhuratë të veçantë nëpërmjet një postimi në InstaStory është Bebe Rexha.
Në videon e publikuar, këngëtarja shfaq me entuziazëm tapetin e personalizuar nga kompania “ZiuuRugs”.
Tapeti përmban një dizajn të një shqiponje dhe portretin e Bebes, së bashku me shkrimin “Dibra”, për vendlindjen e saj.