Beatrix thyen heshtjen: Përgjatë këtyre ditëve terapia ime ka qenë…

TË FUNDIT

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip.

Ajo fillimisht ka falënderuar të gjithë që janë interesuar për gjendjen e saj.

Beatrix ka thënë se tranzicioni në jetën reale ka vështirësi, mirëpo ka thënë se ka fatin të jetë pjesë e një familje që i gjenden pranë në çdo moment dobësie.

Ajo kërkoi falje nga të gjithë për mos-përgjigjen në mesazhe.

Beatrix ka shkruar se ka kuptuar se si është pritur lidhja e saj me aktorin Donald Veshaj nga jashtë, mirëpo ka thënë se do të bënte po të njëjtat gjëra nëse do t’i jepej mundësia.

Këngëtarja e cila raportohet se ka qenë në gjendje të rënduar emocionale pas daljes nga BBV, ka thënë se përgjatë këtyre ditëve terapia e saj ka qenë pasioni dhe arsyeja përse thotë se jeton “muzika”./21Media