BE synon të shemb “mitin” Putin

TË FUNDIT

Bashkimi Evropian synon të frenojë kultin e personalitetit, të krijuar nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Zyrtarët evropianë synojnë të shembin mitet që lidhën me të, prandaj është vendosur që të formohet një ekip, i cili do të merret me këtë çështje.

Në shërbimin e unionit për politikë të jashtme ka filluar rekrutimi i ekspertëve, të cilët do të kenë si obligim luftën kundër propagandës së Putinit.
Ky ekip tashmë njihet me emrin “rrënuesi i miteve” dhe detyrë e tij do të jetë që të përballet me informatat e gabuara dhe të rrejshme, me të cilat opinioni evropian ushqehet nga Rusia.
Lufta kryesore propagandistike kundër mbizotërimit të Moskës do të zhvillohet në shtetet e Partneritetit lindor, më saktë në Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë.
Por edhe Rusia ka një zëdhënës të fuqishëm, më saktë kanalin televiziv, Rasha Tudaj, të cilin Kremlini e financon me para të majme. Buxheti vjetor i këtij kanali është 30 milionë dollarë, në të punojnë 2 mijë njerëz në 16 shtete dhe ky kanal emeton program në katër gjuhë, në gjuhën angleze, gjermane, franceze dhe spanjolle dhe përcillet në miliona amvisëri anembanë botës./21 Media/