BE siguron 300 miliardë euro për të ulur varësinë nga energjia ruse

TË FUNDIT

Bashkimi Europian do të sigurojë rreth 300 miliardë euro për të ulur varësinë nga energjia ruse.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen ka deklaruar se mund të zëvendësojë lëndët djegëse fosile ruse me furnizime nga vende të tjera për të kursyer energji.

Ajo tha se investimet do të përfshijnë 10 miliardë euro për infrastrukturën e gazit, 2 miliardë euro për naftën dhe pjesa tjetër për energjinë e pastër, raporton BBC.