BE: Rifillimi i dialogut Prishtinë- Beograd muajin e ardhshëm

TË FUNDIT

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, i ngrirë që nga vitit 2018 përsëri do të fillojë gjatë muajit korrik.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi për Punë të Jashtme, Peter Stano në brifingun e sotëm të rregullt për gazetarë në Bruksel.

“BE është e përkushtuar të vazhdojë plotësisht të angazhohet të punojë në rifillimin e dialogut, për këtë dëshmi më e mirë është emërimi i Përfaqësuesit special Mirosllav Lajçak i cili ditëve të kaluara ka qenë në Prishtinë dhe Beograd dhe si rezultat i kontakteve dhe aktiviteteve të tij, dialogu do të duhet të rifillojë në korrik”, ka thënë Stano.

Zëdhënësi ka shtuar se data e saktë do të kumtohet më vonë.

Në ndërkohë pritet deri në fund të kësaj jave liderët e Kosovës dhe Serbisë të udhëtojnë për Bruksel për vizita individuale dhe takime në institucionet e BE-së./MIA