BE ka shprehur keqardhje për paralajmërimin e tarifave të reja doganore amerikane

TË FUNDIT

Bashkimi Evropian sot shprehu keqardhje për paralajmërimin e SHBA-së për vendosjen e tarifave shtesë për produktet franceze dhe gjermane, si pjesë e mosmarrëveshjes lidhur me  prodhuesit e aeroplanëve Erbas dhe Boing.

Brukseli theksoi se Uashingtoni i ka shkelur në mënyrë të njëanshme negociatat vijuese dhe paralajmëroi se do të kërkojë zgjidhje me administratën e Xho Bajdenit.

BE-ja theksoi se po e kontakton administratën e re të SHBA-së sa më shpejt të jetë e mundur për t’i rifilluar bisedimet dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për mosmarrëveshjen.

SHBA-ja ka paralajmëruar se do të vendosin tarifa shtesë për produktet franceze dhe gjermane si pjesë e mosmarrëveshjes të gjatë rreth subvencioneve për prodhuesit e avionëve Erbas dhe Boing.