BE-ja vendos roaming falas për refugjatët ukrainas

TË FUNDIT

Njëzet e katër operatorë celularë të BE-së dhe tre kompani telekomunikuese ukrainase nënshkruan marrëveshje për sigurimin e roamingut falas gjatë bisedave ndërkombëtare midis BE-së dhe Ukrainës, thuhet në kumtesën e publikuar në ueb faqen e Komisionit Evropian.

Qëllimi i dokumenteve të nënshkruara është t’u ndihmohet “ukrainasve të zhvendosur në Evropë të jenë në kontakt me familjen dhe miqtë në Ukrainë”.

Në kumtesën e Komisionit Evropian thuhet se operatorët telekomunikues i kanë ndarë një milion SIM-kartela falas refugjatëve në Ukrainë. Thirrjet për ta nëpër vendet e BE-së do të jenë falas.