BE-ja përshëndeti “energjinë e re për bashkëpunim” mes Shkupit dhe Sofjes

TË FUNDIT

Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut është realizuar takim mes ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

Siç qëndron në kumtesën e Qeverisë, Gir ka shprehur “vlerësim pozitiv për hapat e ndërmarra nga Maqedona e Veriut dhe Bullgaria”.

“Në takim është thënë se vazhdojnë reformat dhe dinamika e tyre, veçanërisht në fushën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, krijimin e një administrate moderne dhe efikase, si dhe politikat për agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si pjesë e Marrëveshjes së gjelbër evropiane”, qëndron mes tjerash në njoftim, transmeton TV21.

Nga ana tjetër, Kovaçevski potencoi se “eurointegrimet mbeten prioritet i Qeverisë së re si dhe ndërmarrja e masave për zbutjen e krizës shëndetësore dhe energjetike, të cilat janë problem global”.

Ky takim vjen në kuadër të formimit të Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut dhe pas dy takimeve të realizuara nga delegacioni i Qeverisë së Bullgarisë në Shkup e delegacioni i Qeverisë së RMV-së në Bullgari.

MARKETING I PAGUAR POLITIK