BE-ja paralajmëron pasoja nga lufta në Lindjen e Mesme! Zvicra ofron ndërmjetësim

TË FUNDIT

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Evropian “duhet të jetë i përgatitur për pasojat” e luftës në Lindjen e Mesme, përcjell TV21. For der Leyen tregoi se këtë pasdite do të diskutojnë situatën e përgjithshme, sepse, siç u shpreh, nga energjia te çështjet bërthamore, nga transporti te migracioni e deri te siguria, duhet të jemi të përgatitur. 

Ajo i bëri këto komente në Bruksel, duke folur përkrah presidentit zviceran Guy Parmelin, i cili ftoi të gjitha palët në konflikt të diskutojnë për paqen në Zvicër.

“Zvicra është gjithmonë e gatshme, nëse është e nevojshme, të marrë pjesë dhe të ndihmojë palët, ata që dëshirojnë ta bëjnë këtë, në uljen e tensioneve,” theksoi ai.