Bashkimi Evropian sot shprehu keqardhje për atë që partitë politike në Maqedoni dje nuk arritën të merren vesh për reformat zgjedhore. Në emrin e Komisionit Evropian, zëdhënësja Maja Kocijançiç, sot theksoi se Brukseli pret që për kodin e ri zgjedhor të merren vesh që sot.
“Së pari, për Kodin Zgjedhor ne shprehim keqardhje që edhe pse përparimi që është bërë në kuadër të grupit të punës partitë deri më tani nuk arritën ta finalizojnë reformën zgjedhore. Ne i nxisim katër liderët e partive të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt, më mirë do të ishte ta bëjnë këtë sot. Siç dini, dita e zgjedhjeve po afrohet dhe ky Kod Zgjedhor duhet të miratohet sa më herët që është e mundshme dhe zbatimi i tij duhet të fillojë para zgjedhjeve në prill. Dihet se ky proces duhet të bëhet dhe zgjedhjet duhet të përgatiten mirë”, theksoi Kocijançiç.
Zbatimi i suksesshëm i pikave të marrëveshjes është kusht edhe për dhënien e rekomandimit të shtatë pozitiv nga Komisioni Evropian për Maqedoni, në raportin për progres të cilin këtë muaj duhet ta shpallë Komisari Han, i cili vazhdimisht shtyhet për shkak se zgjerimi i Bashkimit është ndalur për 5 vjet dhe për askënd në Bruksel kjo çështje nuk ka rëndësi.
