Ministrat evropian të financave kanë aprovuar zyrtarisht një paketë të katërt të sanksioneve që kanë target më shumë se 600 shtetas rusë, sipas ministrit francez, Bruno Le Maire i cili e quajti vendim historik.
“Është paketa më e shpejtë, më e fuqishme e sanksioneve e miratuar ndonjëherë në historinë e Bashkimit Evropian”, kanë njoftuar nga ministria.
Sanksionet u zgjeruan dhe ato përfshijnë oligarkë, lobistë dhe propagandues që shtyjnë narrativën e Kremlinit për situatën në Ukrainë, si dhe kompanitë kryesore në sektorët e aviacionit ushtarak dhe të përdorimi të dyfishtë, ndërtimin e anijeve dhe makineritë”, thuhej në njoftim.
I pyetur se a do të ketë sanksione të tjera ndaj Rusisë, ai tha të gjitha opsionet janë në tavolinë.
