Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se ekzekutivi i saj do të finalizojë opinionin nëse Ukrainës duhet t’i jepet statusi i kandidatit për t’u anëtarësuar në BE “deri në fund të javës së ardhshme”, shkruan BBC.
“Diskutimet e sotme do të na mundësojnë të finalizojmë vlerësimin tonë deri në fund të javës së ardhshme”, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një konferencë të përbashkët shtypi në Kiev.
Von der Leyen, në udhëtimin e saj të dytë në Kiev që nga fillimi i luftës, i kujtoi Zelenskyt megjithë përparimin në reformat administrative dhe gjetkë, duhet ende shumë për të bërë.
“Ju keni bërë shumë në forcimin e sundimit të ligjit, por ka ende nevojë që të zbatohen reforma, për të luftuar korrupsionin p.sh.”, ka thënë ajo.
Ukraina filloi procesin e aplikimit për anëtarësim në BE në shkurt të këtij viti, katër ditë pas pushtimit. Vendeve u duhen vite të negociojnë anëtarësimin në BE, me kandidatët që duhet të dëshmojnë se plotësojnë kritere të shumta – nga respektimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit deri te të pasurit një ekonomi të fortë.
Zelensky ka sugjeruar që BE-ja të përdorë një procedurë të veçantë për t’i dhënë Ukrainës anëtarësimin e menjëhershëm në bllok.
