Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një “hap historik” në procesin e integrimit të Ukrainës dhe Moldavisë, duke hapur zyrtarisht grupin e parë të kapitujve të negociatave, të njohur si “cluster”, që lidhet me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, e cilësoi këtë zhvillim si të rëndësishëm për të ardhmen e dy vendeve brenda BE-së, megjithatë ceremonia në Luksemburg u mbajt me tone të përmbajtura. Procesi i hapjes ishte bllokuar për rreth një vit e gjysmë për shkak të vetos së Hungarisë.
Pavarësisht këtij hapi, disa shtete anëtare ende tregohen të kujdesshme për përshpejtimin e procesit të zgjerimit. Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e të gjithë pesë “cluster”-ëve, por ende nuk ka konsensus mes 27 vendeve anëtare.
Zëvendëskryeministri ukrainas, Taras Kachka, deklaroi se të gjitha grupet janë gati për miratim formal, por nevojiten edhe disa ditë diskutimesh. Ai shtoi se vendimi mund të merret brenda disa javësh, varësisht nga shpejtësia e BE-së.
Ndërkohë, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, synon që të gjithë “cluster”-ët të hapen para pushimit të verës.
