BE filloi negociata në Bruksel me përfaqësues të Kosovës dhe të Serbisë

TË FUNDIT

Bashkimi Evropian filloi negociata në Bruksel me përfaqësues të Kosovës dhe të Serbisë, me qëllim të zgjidhjes së krizës në rajon, shkroi në Tuiter përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.

“Sot në mëngjes i kisha dy takime të ndara me kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë që t’i shqyrtojmë mënyrat për zgjidhjen e krizës vijuese. Bisedimet do të zgjasin gjatë tërë ditës”, shkroi Lajçak.