Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se e mbështesin fuqishëm vetingun në politikë, gjyqësi dhe prokurori dhe shprehin keqardhje për reagimet ofenduese dhe joserioze të ish partnerëve të tyre në Qeveri dhe opozitës shqiptare.
“Akoma pa e lexuar asnjë rresht nga propozim ligji për kontroll të bartësve aktual të funksioneve publike dhe kandidatëve për tu zgjedhur për bartës të funksioneve si dhe gjykatësve dhe prokurorëve, që të dyja partitë marrin rolin e gjykatësit, prokurorit dhe propagandistit duke bërë njëkohësisht edhe akuzën, edhe vendimin gjyqësor edhe krijimin e lajmeve të rreme”, tuhet në reagimin nga BDI.
Nga partia kumtojnë se ligji për themelimin e agjencisë, që do të bëjë kontroll vetingun e politikanëve, bartësve të funksioneve publike, gjykatësve, prokurorëve është dorëzuar disa muaj më herët deri tek dy partite e tjera më të mëdha, LSDM dhe VMRO.
Nga BDI thonë se ata angazohen për transparencë dhe informacione të plota për qytetarët mbi të gjithë kandidatët për bartës të funksioneve publike para se ata të zgjidhen dhe, siç shtojnë, të ndalojnë propagandën, lajmet e rreme dhe shpifjet./TV21/
