Bashkimi Demokratik për Integrim ka prezantuar kandidatin për Komunën e Studeniçanit Ejup Abazin. Ai prezantoi programin e tij për katër vitet e ardhshme, ku nën moton “Zgjidh jetë, voto Blertë” premtoi se fokusin e projekteve e ka pikërisht tek agjenda e gjelbër. BDI-ja sonte po qëndron në Studeniçan, pranë simpatizantëve të kësaj partie.
“Agjenda e blertë do të thotë edhe mjedis jetësorë të pastër, andaj ne do të ndërtojmë edhe shtratin e lumit Meris në fshatin Studeniçan, pastrimin e deponive të egra, ndërtimin e rrjetit të kanalizimit nga hyrja e fshatit Moranë deri te hekurudha, pastrimi i kanaleve të hapura në fushën e Studeniçanit, organizimi i mbledhjes së mbeturinave”, tha Ejup Abazi – kandidat i BDI-së për kryetar të Komunës së Studeniçanit.
