Kandidatja për deputete në njësinë zgjedhore 6, Arta Bilalli Zendeli, tregoi në Debat Zgjedhor në TV21 se në programin e BDI-së për këto zgjedhje parlamentare premtohet edhe transporti publik në qytetin e Tetovës.
“Autobusët në qytetin e Tetovës janë të paraparë në programin e BDI-së për këto zgjedhje. Shpresojmë dhe do të punojmë që kjo të realizohet brenda mandatit” tha ajo.
Zendeli-Bilalli foli edhe për disa projekte të tjera, në vlerë totale prej 16 milion eurove, për të cilat reagoi kandidati për deputet i koalicionit #Mundemi, Fadil Zendeli, duke thënë se s’mund të lejojë këtë lloj manipulimi me projekte lokale./TV21
