BDI në dhjetor do të mbaj kongresin e partisë, ndërsa sekretari organizativ, Blerim Bexheti paralajmëroi reforma rrënjësore. Ai në emisionin HAJDE FLASIM shtoi se brenda partisë ka një vlerësim kolektiv për një reformë më të thellë.
“Nuk na ndalon askush që të japin kontributin tonë pavarësisht që nuk jemi në organe, jam i qartë.
Patjetër, nuk po flasim për përjashtime, por për reforma të cilat ju vet i keni paralajmëruar ju pyetët dhe unë thash që i keni paralajmëruar dhe do t’i bëjmë.
Por, më intereson a do ketë reforma rrënjësore?
Po rrënjësore.
Thatë që do ketë reforma rrënjësore, që i ka gjasa edhe sekretari i përgjithshëm Faton Ameti të ndryshohet por edhe 4 nënkryetarët.
Unë të gjithë i kam shokë dhe miq por vlerësimi do të jetë kolektiv dhe i përbashkët dhe është një vlerësim kolektiv dhe i përbashkët për një reformë më të thellë më rrënjësore dhe jam i bindur se ajo do të ndodh.
Jam te lista e anëtarëve të kryesisë, është e gjatë por janë shumë emra të cilët janë një kohë të gjatë si: Xhevat Ademi, Teuta Arifi, Talat Xhaferi, Bilen Saliji, a ka gjasa që të ndërrohen edhe anëtarët e kryesisë.
Sigurisht që do të ketë edhe ndryshime në kryesi. Nëse flitet për ndryshime në pozicione nënkryetar, sekretar do të ketë ndryshime edhe te anëtarët e këshillit të përgjithshëm si organ më i lartë ndërmjet dy kongreseve”, Blerim Bexheti nga BDI-ja.
Edhe pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të BDI-së, që u mbajt së fundmi në Tetovë nga partia njoftuan se BDI po hyn në zgjedhje të brendshme, pasi u siç tha, janë tejkaluar afatet për shkak të angazhimeve me zgjedhjet lokale. Kongresi i BDI-së pritet të mbahet deri më 23 dhjetor.
