BDI: Opozita braktisi bashkimin dhe ndarjen e përgjegjësive, po rrënon pozitat negociuese

Must Read

Haradinaj: Ende nuk e kemi shpëtuar Ujmanin, duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte ka paralajmëruar se Kosova nuk guxon të heqë dorë nga interesat...

Itali, stadiumet do të hapen gradualisht nga 8 tetori

Ministri italian i sportit Vincenzo Spadafora ka treguar se stadiumet në Itali do të fillojnë të hapen...

Makron: Rusia të japë shpjegim për helmimin e Navalnit, ekzistojnë linja të kuqe për armë kimike

Presidenti francez Emanuel Makron sot kërkoi nga Rusia urgjentisht ta shpjegojë rastin me helmimin e kritikut të...
- Advertisement -

Një ditë pasi asnjë nga krerët e partive parlamentare shqiptare nuk shkoi në takimin e thirrur nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti, integristët kanë dalë me një reagim ku thonë se “opozita braktisi bashkimin dhe ndarjen e përgjegjësive dhe se po rrënon pozitat negociuese”.

Nga atje shkruajnë se pas zgjedhjeve të 15 korrikut,  pas konfirmimit të rezultateve zgjedhore dhe konstituimit të Kuvendit,  Bashkimi Demokratik për Integrim inicoi takim të Tryezës së përbashkët më 13 gusht dhe për këtë kreu integrist Ali Ahmeti kishte kontaktuar me telefon me të gjithë kryetarët e partive shqiptare.

- Advertisement -

“Në këto biseda, z. Gashi konfirmoi gatishmërinë për takim dhe pas konsultimeve me z. Sela, dy ditë më vonë, e anuloi. Z. Sela kërkoi që takimi të mbahet pas verifikimit të mandateve, por edhe ai ndryshoi mendje. Ndërsa z. Kasami pranoi ftesën dhe takimin e realizuam, kurse z. Thaçi pas bisedës fillestare, nuk u përgjigjën më. Të gjithë me vrap harruan këto zotime te tyre dhe takimin me z. Ahmeti e zëvendësuan me takim me z. Zaev duke pritur në rend dhe duke mos respektuar vullnetin e shqiptarëve dhe duke rrënuar qëllimisht pozitat e shqiptarëve” shkruhet në reagimin e BDI-së.

Integristët po ashtu akuzojnë partitë e tjera se që nga parafushata, fushata, dhe pas fushatës, i kanë ndryshuar qëndrimet disa herë më radhë. Nga partia e Ahmetit shtojnë se takimi i djeshëm u thirr për të diskutuar mbi prioritetet e përbashkëta dhe jo për të siguruar mbështetje, por për të ndarë përgjegjësitë dhe për tu bërë bashkë pjesë të ndërtimit të historisë dhe për ti ndarë sukseset.

- Advertisement -

“Përkundër deklarimeve publike afirmative, partitë shqiptare vendosën që ta braktisin Tryezën pa asnjë arsye bashkë edhe me ofertën tonë të sinqertë për ndarje të përgjegjësive. Qytetarët vlerësojnë qëllimet e të gjithë neve dhe rrjedhimisht ata kanë përcaktuar rolet e të gjitha partive në katër vitet e ardhshme, prandaj dhe ne do ti prijmë bashkimit edhe përkundër nëpërkëmbëzave, pengesave, obstruksioneve dhe përpjekjeve për hyrje nga hyrje anësore, dritare e bodrume” shkruajnë nga BDI.

Përfundojnë duke thënë se BDI dhe Ahmeti do ta vazhdojnë misionin e shenjtë për t’i bashkuar shqiptarët edhe përkundër pengesave deri sa të krijohet një alternativë e denjë e bashkuar opozitare e cila nuk punon për dështim e rrënim, por për ndërtim e bashkim.

- Advertisement -

Po ashtu përmendin edhe se gjatë mandatit të kaluar me kontributin e të gjitha palëve u realizuan gati se të gjitha obligimet nga Deklarata e përbashkët, që nga barazia gjuhësorë, përmbyllja e pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, zgjedhja e kryetarit të parë shqiptarë të Kuvendit, ministrinë e re për sistem politik, marrëveshjen e Prespës dhe atë të fqinjësisë së mirë, ndryshimin e Kushtetutës, reformat në sistemin e sigurisë dhe në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, anëtarësimin në NATO dhe negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

- Advertisement -
  • Tags
  • 3

Haradinaj: Ende nuk e kemi shpëtuar Ujmanin, duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte ka paralajmëruar se Kosova nuk guxon të heqë dorë nga interesat e saja në dialogun me...

Itali, stadiumet do të hapen gradualisht nga 8 tetori

Ministri italian i sportit Vincenzo Spadafora ka treguar se stadiumet në Itali do të fillojnë të hapen gradualisht nga data 8 tetor....

Makron: Rusia të japë shpjegim për helmimin e Navalnit, ekzistojnë linja të kuqe për armë kimike

Presidenti francez Emanuel Makron sot kërkoi nga Rusia urgjentisht ta shpjegojë rastin me helmimin e kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalni dhe theksoi...

Arturo Vidal: Me Interin dua të fitoj shumë gjëra

Tashmë ish-mesfushori i Barcelonës Arturo Vidal ka folur për herë të parë si lojtar i Interit, duke e falënderuar klubin zi-kaltër për...

“Mbetemi në qëndrimin se prindërit duhet të kthehen në punë” – tha Shahpaska

"Me krijimin e kushteve për akomodimin e fëmijëve në institucionet parashkollore – kopshte dhe qendra ditore për zhvillim të hershëm të fëmijës,...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -