Derisa opinioni po numëronte se cilat vota do ta siguronin shumicën e nevojshme prej dy të tretave për miratimin e ligjit për riorganizimin e ministrive, VMRO-DPMNE arriti marrëveshje me Fronti Evropian të udhëhequr nga BDI për marrje të mbështetjes. Ndonëse VMRO-DPMNE, në krye me mandatarin aktual Hristijan Mickoski, pretendonte se nuk do të ketë bashkëpunim me BDI-në dhe se do të përgjigjen për krim, megjithatë, përkrahja për këtë ligj të parë të propozuar nga Mickoski erdhi pikërisht nga ata, kur pas një takimi mes deputetëve të të dyja palëve u arrit një marrëveshje e ndërsjellë. Por a ka pasur “dill” për formimin e komisionit ad-hoc të kërkuar nga BDI?
“Nuk mund të pajtohem me deklaratën se bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje, siç e quajtët ju, por është çështje e zhvillimit të një dialogu politik konstruktiv. Ne ia dolëm të mos i nënshtroheshim parimit të shantazhit, por të arrinim një marrëveshje të bazuar në një dialog specifik politik. Do të themelohet Komisioni i cili do të jetë përgjegjës për monitorimin e situatës lidhur me aplikimin dhe procedurën ndaj bashkësive etnike brenda institucioneve”, tha Marija Miteva, VMRO-DPMNE.
Mickoski paraprakisht pohoi se kanë dy të tretat, por duket se shumica është me BDI-në dhe të pyetur nëse do të vazhdojnë ta kenë mbështetjen e tyre, thonë se presin të jenë bashkëpunëtorë të mirë.
“Votimi i djeshëm i ligjit nga gjithsej 88 deputetë ka treguar se VMRO-DPMNE ka dy të tretat e shumicës. Ne premtuam se do të zhvillojmë një dialog të gjerë politik, kërkuam mbështetjen e të gjitha partive politike në Kuvend, sepse duhet të kemi reforma të shpejta dhe konkrete për qytetarët”, deklaroi Miteva.
Debati për miratimin e ligjit zgjati deri në orët e vona të natës deri në orën 02:30, më pas u miratua me 88 vota pro dhe 22 kundër. PRO votuan deputetët e VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, si dhe nga Fronti Evropian. Të vetmit kundër ishin nga LSDM dhe Levica. Deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska, pyeti me një dozë ironie në profilin e saj në Facebook – ku jeni patriotë,
“Nuk mund të kishit humbje më të thellë për këtë shumicë parlamentare. Në vetëm 10 ditë, e shkelet fjalën tuaj tre herë. A po do ta anulonit balancuesin? A dinte Mickoski diçka për këtë takim? Pyes sepse më 8 maj 2024 Hristijan Mickoski thoshte se Maqedonia ka fituar, LSDM dhe BDI po shkojnë në opozitë”, u shpreh Slavjanka Petrovska.
Sipas Blerim Bexhetit nga Fronti Evropian, komisioni ad-hoc do ta kontrolloje përfaqësimin e drejtë si pjesë e Marrëveshjes Kornizë.
“Do të dëshiroja që ky komision ad-hoc për të cilin jemi marrë vesh sot në lidhje me këtë dhe në periudhën në të cilën do të formohet një komision i tillë dhe të vazhdojë me këtë segment që buron nga marrëveshja e Ohrit që të konsiderohet përfaqësim i drejtë, deklaroi Blerim Bexheti.
Me ligjin e propozuar për riorganizimin e ministrive, qeveria do të ketë 20 ministri nga 16 sa kishte deri më tani. Disa do të riorganizohen, disa do të jenë të reja dhe shumica e agjencive do të hiqen sepse do të kalojnë në ministri.
