BDI: Mashtrimeve të Taravarit u vjen fundi

TË FUNDIT

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Komunës së Gostivarit për “zgjedhjen e ofertuesve për ndarjen e koncesionit për ndërtim e tre garazheve në kate” në Gostivar.

Thonë se ky vendim i kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari është “farsë për të mbuluar edhe një dështim të mandatit katërvjeçar”.

“E premtoi para katër viteve se do të ndërtonte garazhe në kate, tani që po i numërohet ditët e fundit në krye të komunës tenton që mashtrimit katërvjeçar t’i jep jetë edhe disa javë para se popullata e Gostivarit t’i jep dënimin e merituar me votën e tyre të lirë. Do të ishte një ëndërr e bukur e tij, po që se popullata do ta besonte këtë gënjeshtër të radhës, por fatmirësisht popullata është vigjilente dhe e ka kuptuar fund e krye veprimin politik të Taravarit: Vajto, mashtro dhe qeverisë. Është data 17 tetor ku mashtrimet e Taravarit do të demaskohen nga qytetarët e Gostivarit duke e ndëshkuar me votën e tyre të lirë”, reaguan nga BDI, transmeton TV21.