BDI: Largpërçuesi Manastir – Elbasan, premtim i realizuar

TË FUNDIT

Edhe një Premtim i realizuar nga programi jonë, largpërçuesi i rrymës nga Manastiri në Elbasan, thonë nga BDI.

“Edhe në kohë pandemie dhe krizës ekonomike, Qeveria nuk ndalet me investimet në infrastrukturë, përfshirë dhe sektorin e energjetikës dhe sigurimit të stabilitetit energjetik në vend. Ky projekt, do të përmirësojë sigurinë në furnizimin me energji elektrike dhe do të jetë autostradë e re për transmetimin e energjisë elektrike që do t’u mundësojë qasje të gjithë operatorëve ekonomik deri te burimet e energjisë dhe çmime konkurrente. Rëndësia dhe nevoja për bashkëpunim rajonal janë pjesë e prioriteteve në Strategjinë për energjetik që përkufizon masa dhe projekte konkrete nga aspekti i lidhjes ndërkufitare dhe përmes rritjes së bashkëpunimit rajonal në fushën e energjetikës, shohim mundësinë dhe potencialin e madh për
krijimin e ekonomisë së qëndrueshme dhe zhvillimore”, thuhet mes tjerash në kumtesën e BDI-së, transmeton TV21.