BDI-ja i reagon opozitës për Teatrin: ASH dhe AA vandalizojnë kulturën

TË FUNDIT

“ASH dhe AA vandalizojnë kulturën”. kështu kanë reaguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim ndaj kritikave të sotme dhe vendosjes së flaerëve nga opozita shqiptare në Teatrin Shqiptar të Shkupit, ku shkruhej: “Ndalohet hyrja për shkatërruesit e kulturës shqiptare”.

“Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që mungesa e ideve, mospasja e projekteve të realizuara nga ta, nihilizmi kronik ndër vite dhe prirja vandale e opozitës shqiptare i neverisë qytetarët dhe është një nga arsyet për dështimet e tyre të njëpasnjëshme.
Ndryshe nga prirjet vandale opozitare, Bashkimi Demokratik për Integrim ndërton teatro, shkolla, spitale, rrugë, çerdhe dhe angazhohet për cilësinë e jetës së qytetarëve duke krijuar vepra të panumërta për ta lehtësuar përditshmërinë e çdo qytetari.
Dje teatri kishte festë ku opozita edhe pse e ftuar nuk erdhi për të festuar bashkë, por sot e zbardhën arsyen kryesore për bojkot të festës së aktorëve.
Plani opozitar që ta vandalizojnë teatrin në 71 vjetorin e vet dhe në rihapjen e teatrit të rinovuar tërësisht është neveritës.
Qytetarët nuk rreshtohen pas grindavecëve, pas vandalëve, pas nihilistëve të cilët nuk kanë asnjë projekt të vetin të realizuar prej që kur ekzistojnë.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të vijon me politikat konstruktive dhe në përmirësimin e kushteve për një jetë cilësore në të gjitha sferat dhe konsideron që veprimet e tilla opozitare janë dëshmia më e mirë se pse duhet përkrahur ndërtuesi e jo shkatërruesi, krijuesi e jo mohuesi, konstruktivi dhe jo destruktivi”
, thuhet në kumtesën e BDI-së, transmeton TV21.

LEXO: ASh-ja për pjesëmarrësit në hapjen: Për ju nuk ka vend në ulëset e Teatrit, por në bankat e të akuzuarve