BDI-ja do ta mbështesë Rezolutën e VMRO-DPMNE-së, por me një kusht!

TË FUNDIT

Duke folur në emrin e partisë nga ku vjen, Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani ka treguar kushtin që duhet të përmbushet, që grupi parlamentar i kësaj partie të mbështesë në Kuvend Rezolutën e VMRO-DPMNE-së për Bullgarinë.

“Nëse shfrytëzohet emri kushtetues, BDI-ja do ta mbështesë Rezolutën”, tha Osmani, transmeton TV21.

“Rezoluta që nuk ka emër kushtetues, mendoj se nuk ka formë ligjore”, shtoi ai.

Paraprakisht, nga BDI-ja u shprehën “pro” Rezolutës, por në një deklaratë të kryeministrit Zoran Zaev, u mësua se në Rezolutë nuk është përdorur emri kushtetues i vendit “Republika e Maqedonisë së Veriut”./TV21