Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka komentuar përzgjedhjen e Erolld Musliut në krye të Agjencisë për Zbulim. Osmani shprehet se ky vendim është marrë në mungesë të informacioneve, Bujar Osmani tha se BDI vlerson se pa u ndriçua deri në fund ngjarjet e Kumanovës as një njeri që ka qenë pjesë e shlrbimit të Ivanovit nuk duhet të jetë në krye të institucioneve senzitive.
“Vendimi i djeshëm i na ka shqetësuar të gjithëve dhe ka bërë hije në fakt ka vendosur hije në një ditë kur parlamenti miraton reformën për shërbimet e inteligjencës. Informacionet tona janë se ky vendim është marrë në bazë të mungesës së informacioneve të duhura dhe jo me ndonjë qëllim të keq nga presidenti dhe këtu flas tash në emër të BDI-së dhe jo në emër të qeverisë, BDI vlerëson se pa u ndriçua deri në fund ngjarjet e Kumanovës as një njeri që ka qenë pjesë e shërbimit të Ivanovit nuk duhet të jetë në krye të institucioneve senzitive. Prandaj vlerësojmë se presidenti duhet të mbledh më tepër informacione dhe të reflekton mbi vendimin e marrë dje”, u shpreh Bujar Osmani nga Bashkimi Demokrat për Integrim.
