BDI: As mbështetësit e dikurshëm nuk iu përgjigjën thirrjes së VLEN

TË FUNDIT

BDI në një kumtesë për media thotë se “konventa promovuese e koalicionit VLEN, e mbajtur mbrëmë në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, e dëshmoi se edhe mbështetësit e dikurshëm i kanë braktisur”.

Të tjera: Dita e tretë e fushatës për Zgjedhjet lokale 2025

VLEN: Mbrëmë zemrat e shqiptarëve rrahën aq fort, saqë asnjë sallë nuk mjaftoi për mijëra qytetarë të vendosur

Nga BDI thonë se salla mbeti me ulëse të zbrazura.

“Populli nuk u përgjigj thirrjes për të mbështetur një projekt që tashmë ka humbur çdo kredibilitet dhe është shndërruar në mashtrim të madh. Shkaku është i qartë: VLEN nuk ka përmbushur asnjë, absolutisht asnjë nga premtimet e dhëna. Nga fjalët e mëdha të fushatës, sot kanë mbetur vetëm zhgënjimi dhe mashtrimet e zbuluara. Konventa e vakët e VLEN-it është fotografia më e qartë e dështimit të tyre. Shqiptarët tashmë e kanë dhënë gjykimin e tyre: ata nuk u besojnë më, i kanë braktisur dhe i shohin ashtu siç janë – si degë e VMRO-së te shqiptarët”, thonë nga BDI.