Shumë fëmijë së bashku me prindërit e tyre ditën e shtunë vendosën t’a kalojnë në bazarin humanitar i cili u mbajt në Gjimnazin “Nova” në Shkup. Ushqime të llojllojshme tradicionale nga vende të ndryshme. Libra, lodra, e shumë gjëra të tjera të punuara me dorë ishin vetëm disa nga gjërat pas të cilave fëmijët vraponin. Mjetet e mbledhura do të dhurohen për qëllime humanitare.
“Ngjarja ka për qëllim të ngritë vetëdije e shoqërisë tek nxënësit dhe gjithë bashkësisë. Këtë vit mjetet do të dhurohen në Qendrën ditore për fëmijët në rrugë në Shuto Orizare”, potencoi Aneta Maçkovski, kryetare e Shoqatës së prindërve dhe profesorëve të Gjimnazit.
Të gjithë fëmijët meritojnë të kenë shans të mirë dhe mundësi të njëjta për arsim, tha njëra nga prindërit. Ajo shtoi se fëmijëve që jetojnë në rrugë duhet tu ndihmojmë që të zhvillojnë aftësitë e tyre, të socializohen, edukohen dhe të marrin një përkujdesje ndryshe nga ajo që e marrin në rrugë.
“Mjetet do të mblidhen nga vizitorët që do të blejnë nga stendat tona. Secili vend ka dhuruar ushqim dhe gjera tjera dhe nga të gjitha shitjet dhe nga shitjet në lotari mjetet do të mblidhen, do t’i numërojmë e pastaj do ti dhurojmë për Qendrën ditore por jo si mjete material por si material i nevojshëm për qendrën”, u shpreh Daniella Dimitrieska, prindër.
Dragan Markovski si organizator i kësaj ngjarje thotë se ky bazar humanitar organizohet për të 13 herë, dhe nga viti në vit numri i pjesëmarrësve dhe vizituesve rritet. E më këtë, siç tha, rriten edhe mjetet që mblidhen për të dhuruar.
“Ky lloj i ngjarjeve ndodhë për të 13-tën vite me radhë dhe efekti është i madh siç po e shihni edhe vet, familjet dhe e gjithë bashkësia vjen këtu në gjimnazin NOVA dhe na ndihmojnë që bashkërisht t’ia arrijmë qëllimit. Çdo të javë vullnetarisht ndihmojmë Qendrën ditore dhe në këtë mënyrë do t’i ndihmojmë ë të rinovojnë qendrën e tyre dhe të ndërtojmë kënd lojërash në vetë komunën sepse aty nuk kanë asnjë kënd lojërash”, deklaroi Dragan Markovski, koordinator i Programit për shoqëri përgjegjëse.
Vitet e kaluar mjetet e mbledhura nga ky bazar janë dedikuar në Klinikën për Hematologji dhe Onkologji pranë Klinikes për fëmijë, pastaj në Shtëpinë e fëmijëve pa prindër “11 Tetori” për Shkollën Shtetërore për fëmijët me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov”, e kështu me radhë.
Përgatiti: Valmira Zendeli
