Bayern synon ta transferojë Kane

TË FUNDIT

Negociatat me Tottenham nuk do të jenë të lehta

Negociatat me Tottenham nuk do të jenë të lehta

Karl Heinz Rummenigge ka një ëndërr të madhe për verën e ardhshme që quhet Harry Kane.

Drejtuesi i klubit bavarez e shikon bomberin anglez si të vetmin përforcim që mund të bëjë diferencën në sulm dhe të krijojë një dyshe ëndrrash me Lewandowskin por edhe të bëhet pasuesi ideal i polakut.

Rummenigge do të bëjë të pamundurën për Kane edhe pse negociatat me Tottenham nuk do të jenë të lehta pasi presidenti Levy nuk bën lëshime dhe e vlerëson afro 280 milionë euro kartonin e sulmuesit anglez.