Në liqenin e Batllavës sot është zhvilluar edicioni i 6-të i Maratonës Ndërkombëtare të Notit, në të cilën morën pjesë rreth 30 notar nga vendet e ndryshme të rajonit.
Në konkurrencën e meshkujve më i miri doli notary kosovar me shtetësi të Gjermanisë, Arti Krasniqi që triumfoi para dy maqedonëve Aleksandër Ilievski dhe Nikolla Vasilevski. Ndërsa tek femrat më e mira edhe kësaj radhe doli Rita Zeqiri që në top treshe la pas vetës Sara Imerin dhe Melisa Zhdrellën. / 21 Media
