Bastoret botërore japin siguri më të vogël për fitoren e kandidatit të demokratëve Xho Bajden në zgjedhjet e nesërme presidenciale në SHBA lidhur me sondazhet dhe vlerësimet e portaleve të specializuara, ndërsa njëra prej arsyeve është që merren parasysh investimet, gjegjësisht pagesa e lojtarëve.
Sipas portaleve të specializuara për politikën amerikane, siguria se Bajden do ta fitojë Trampin në zgjedhjet presidenciale në SHBA, lëviz mes 80 dhe 95 për qind.
Për dallim nga kjo, bastoret udhëheqëse botërore i japin mes 62 dhe 69 për qind shans Bajdenit për fitore, ndërsa siguria se Tramp do të mbetet në Shtëpinë e Bardhë është mes 32 dhe 40 për qind.
Portalet e huaja që parashikojnë shanset i japin Bajdenit një shans prej 80 deri 95 përqind për të fituar.
“Ekonomisti” britanik llogariti që Bajdeni ka një shans 95 për qind për të fituar dhe Tramp ka një shans 5 për qind. Revista përdor një model që ndërthur hulumtimet e nivelit amerikan dhe federal me treguesit ekonomikë.
Portali amerikan “FiveThirtyEight” është më i përmbajtur, sepse bazuar në 40,000 simulime, i jep Bajdenit një shans 89 për qind për të fituar zgjedhjet dhe Tramp 10 për qind.
Në zgjedhjet paraprake të SHBA-së në vitin 2016, sondazhet, modelet dhe bastet parashikuan fitoren e kandidatit demokrat Hillari Klinton, por papritur festuan Tramp.
Sidoqoftë, ajo i humbi zgjedhjet për shkak të specifikës së sistemit zgjedhor në SHBA, sipas të cilit nuk fiton kandidati që fiton më shumë vota në të gjithë vendin, por ai që “mbledh” të paktën 270 nga 538 votues.
Në secilin nga 50 shtetet, aq zgjedhës zgjidhen sa ka anëtarë në Kongresin e SHBA-së, të paktën tre.
Kur votojnë, votuesit zgjedhin një grup të tërë të zgjedhësve të partive në një shtet të caktuar.
Për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë, Tramp duhet të fitojë në të gjitha shtetet ku, sipas sondazheve të opinioneve dhe basteve, ka ose një barazim (Florida, Karolina e Veriut, Arizona) ose ku ai është favorit (Teksas, Ohajo, Ajova, Xhorxhia), por përveç kësaj gjithashtu duhet të mbajë dy nga tre shtetet kryesore në Perëndimin e Mesëm (Pensilvania, Miçigen, Uiskonsin).
Bajden, megjithatë, që të bëhet president i SHBA-së përveç fitores së pritur në Nevada, Minesota dhe Nju hempshir, ku vlen si favorit, duhet t’a fitojë edhe Pensilvaninë, Miçigenin dhe Uiskonsinin, ku sondazhet dhe bastoret i japin epërsi të qartë,
Nëse nuk ka sukses në këtë, rruga deri tek Shtëpia e Bardhë do të jetë e vështirë për të, gjegjësisht do të duhet ta fitojë Floridan, Karoninë Veriore ose Arizonën, ku është pothuajse i barabartë me Trampin ose disa shtete në të cilat presidenti aktual është favorit (Teksas, Ohoja, Xhorxhia, Ajov). fb/