Bashkimi Afrikan refuzon kufizimet e udhëtimit për shkak të variantit Omicron të virusit korona

TË FUNDIT

Bashkimi Afrikan ka refuzuar kufizimet e udhëtimit të vendosura ndaj disa vende të kontinentit për shkak të variantit Omicron të COVID-19.

Drejtori i Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC), Dr. John Nkengasong, në një deklaratë tha se nëse shikohet procesi i shpërthimit të COVID-19 në përgjithësi, ndalimet e udhëtimit duket se i shërbejnë pak qëllimit për menaxhimin e përhapjes së virusit.

Nkengasong vuri në dukje se ndalimet e udhëtimit të vendosura ndaj disa vendeve të kontinentit për shkak të variantit Omicron duhet të rishikohen.

Ai vuri në dukje se nuk rekomandojnë vendosjen e ndalimeve të udhëtimit për njerëzit që vijnë nga vendet që kanë raportuar këtë variant.

“Në fakt, kemi vërejtur se vendosja e ndalimeve për udhëtarët nga vendet ku u raportuan variante të reja gjatë kësaj periudhe pandemie nuk dha rezultat”, tha Nkengasong.

Nkengasong deklaroi se në vend të kufizimeve, duhet t’i jepet përparësi zbatimit të Masave të Shëndetit Publik dhe Sociale (PHSM), transmeton Anadolu.

Shumë vende, duke përfshirë Britaninë, SHBA-në, Kanadanë, Gjermaninë, Japoninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë vendosur kufizime udhëtimi ndaj disa vendeve afrikane, veçanërisht Republikën e Afrikës së Jugut, pas zbulimit të variantit Omicron më 25 nëntor.

MARKETING I PAGUAR POLITIK