Bashkëshortja e Rexhep Selimit nga Haga: Pres që katërshja e UÇK-së të lirohen

TË FUNDIT

Pak para fillimit të seancës së sotme ku katërshja e UÇK-së do t’i thotë fjalët përfundimtare, Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipja ka folur para mediave.

Ajo ka thënë se Gjykata Speciale ka qenë e padrejtë.

“Kjo gjykatë ka qenë e padrejtë që nga fillimi, që u themelua, dhe padrejtësisht po gjykon edhe luftën tonë. Ne si ushtarë qëndrojmë ballë hapur, sepse kemi bërë luftë çlirimtare dhe për këtë jam e bindur se edhe gjykatësit do ta shohin këtë”.

“Kemi komunikuar dhe nuk është pritur gjë më mirë prej kësaj gjykate përveç dënimeve. Atë numër dënimesh nuk do ta pranoj gjykata, pres që katërshja e UÇK-së të lirohen”, u shpreh ajo.