Bashkëshortja e presidentit të shtetit Elizabeta Gjorgievska mbrëmë mbajti ligjëratë profesionale për njëzet studentë të mjekësisë në Vilën Vodno, në të cilën mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ligjërata me temë: “Vizualizimi i thjeshtuar 3D: vlerësimi: μCT në in vitro dhe in vivo” u organizua në bashkëpunim me Shoqatën e studentëve të mjekësisë,si pjesë e nismës filloi në shkurt të këtij viti me ligjëratë të ministrit Filipçe në fushën e neurologjisë, realizuar në zyrë të Presidentit, MladiHab.
Sipas Zyrës së Presidentit, Gjorgievska u foli studentëve të mjekësisë për një teknikë të re të vizualizimit – tomografinë mikro kompjuterike – të llogaritur nga pikëpamja e hulumtimit, duke theksuar se kjo temë është e ndryshme nga ato që dëgjojnë dhe punojnë çdo ditë sepse përveç të dhënave të kërkimit profesional do të kenë mundësi për t’u njohur me rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe atë që po bëhet në botë për këtë temë.
Nga Shoqata e studentëve të mjekësisë theksojnë që në këtë periudhë krize ata si mjekë të rinj të ardhshëm duhet të kenë një rol aktiv në bashkësinë e tyre lokal, së pari të japin shembull, dhe më pas përmes aktiviteteve, projekteve dhe bashkëpunimit mes tyre për të ndihmuar dhe për të qenë mbështetës të shëndetit në vend në trajtimin e KOVID-19. sn/