Të dielën, treni i mallrave Kinë-Evropë (Xian-Hamburg) u nis nga Stacioni Ndërkombëtar i Trenit i Xian-it. Kjo tregon se numri i udhëtimeve të trenave të mallrave Kinë-Evropë këtë vit ka shkuar tashmë në 10 mijë, dhjetë ditë më shpejt sesa u arrit kjo shifër vitin e kaluar.
Në të njëjtën ditë, një anije e ngarkuar me një tren të shpejtësisë së lartë dhe një tren inspektimi për hekurudhën me shpejtësi të lartë Xhakartë-Bandung në Indonezi, filloi lundrimin nga porti i qytetit Qingdao. Kjo është hera e parë që Kina eksporton trena të shpejtësisë së lartë.
Vitet e fundit, në Kinë janë zbatuar shumë projekte bashkëpunimi në sektorin hekurudhor, që është bërë çelësi i nxitjes së zhvillimit ekonomik-shoqëror vendor.
Sipas të dhënave, deri tani ka 82 linja hekurudhore të trenit të mallrave Kinë-Evropë, duke mbuluar 200 qytete të 24 vendeve evropiane. Vëllimi i mallrave të transportuara është afro 900 herë më shumë se në vitin 2011, kur këta trena nisën qarkullimin. Mallrat e transportuara përfshijnë automjete, pajisje e makineri, produkte elektronike etj., me një vlerë të përgjithshme afro 300 miliardë dollarë amerikanë.Por bashkëpunimi hekurudhor është shtrirë edhe në shumë vende aziatike.
Banorët që jetojnë përgjatë hekurudhës së shpejtësisë së lartë Xhakartë-Bandung kanë përfituar gjithashtu shumë. Pas ndërtimit të kësaj linje hekurudhore, koha e udhëtimit mes kryeqytetit të Indonezisë dhe qytetit të 4-t më të madh të vendit, u shkurtua nga 3 orë në 40 minuta. Për shumë prej këtyre banorëve, kjo jo vetëm ka kursyer kohën, por edhe ka krijuar hapësira zhvillimi dhe stil të ri jetese.
Në kohët e sotme, zhvillimi global përballon sfida të shumta për shkak të epidemisë, konfliktit në Ukrainës etj. Që nga trenat e mallrave Kinë-Evropë deri te hekurudha me shpejtësi të lartë Xhakartë-Bandung, këto arritje simbol të nismës “Një brez, një rrugë” dëshmojnë përpjekjet e pandërprera të Kinës për të zgjidhur problemet e zhvillimit global dhe për të nxitur zhvillimin e përbashkët.
Deri tani, mbi 140 vende kanë nënshkruar dokumente bashkëpunimi për nismën “Një brez, një rrugë” me Kinën. Vjet, vlera e tregtisë së mallrave ndërmjet Kinës dhe vendeve pjesëmarrëse në këtë nismë ishte në 11.6 trilionë juanë, ndërsa investimet e drejtpërdrejta në këto vende arritën në 138.45 miliardë juane.
