Bashkëpunimi energjetik rajonal në fokus të vizitës së zëvendës kryeministrave Bytyqi dhe Nikollovski dhe ministrit Bekteshi në Selanik

Must Read

​Ndeshja Bayern Mynich – Atletico Madrid, formacionet zyrtare

Ballafaqimi kryesor i kësaj mbrëmje në Ligën e Kampionëve pa dyshim se do të zhvillohet në stadiumin...

Kosovë, Vetëvendosja paralajmëron protesta

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që...

As gjendja alarmante nuk i unifikon partitë! DPMNE e LSDM akuzojnë njëra tjetrën për pa përgjegjësi ndaj pandemisë

https://youtu.be/W0zy6KeezVE VMRO-DPMNE propozon projekt-ligj për krijimin e një komisioni të posaçëm shtetëror...

Zëvendës kryeministrat për çështje ekonomike, koordinim të resoreve ekonomike dhe investime, Fatmir Bytyqi dhe zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore, Lupço Nikollovski dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot në Selanik morën pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Siguria dhe bashkëpunimi energjetik rajonal”.

Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë edhe sekretari shtetëror i SHBA-së, Majk Pompeo, ministri i Zhvillimit, Konkurrencës, Infrastrukturës në Qeverinë e Republikës së Greqisë, Kostis Haxidakis, ambasadori i SHBA-së në Republikën e Greqisë, Xhefri Pjat dhe ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kejt Mari Bërnz.

- Advertisement -

Pas përfundimit të tryezës së rrumbullakët, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, zëvendës kryeministri Bytyqi potencoi se kjo është mundësi e shkëlqyer që të këmbehen përvojat në pjesën e energjetikës, potencialet për bashkëpunim dhe të bisedohet për aktivitetet e ardhshme në drejtim të përmirësimit të lidhjes energjetike.

“Për Maqedoninë e Veriut, si vend i vogël dhe i varur për import të energjisë elektrike, bashkëpunimi rajonal është thelbësor, posaçërisht për shkak të lidhjeve të vendit për energji elektrike me Serbinë dhe Greqinë, si dhe korridori për transmetim të energjisë elektrike nga Bullgaria deri në Greqi”, tha zëvendës kryeministri.

Sipas tij, rëndësia dhe nevoja për bashkëpunim rajonal janë pjesë edhe të prioriteteve në Strategjinë për energjetikë, e cila definon masa dhe projekte konkrete në aspekt të lidhjes tejkufitare.

Energjetika është pjesë përbërëse e jetesës së sotme, posaçërisht që ky sektor nuk nënkupton vetëm prodhim dhe distribuim të energjisë elektrike, por, në të përfshihen gazi dhe derivatet, si dhe efikasiteti energjetik. Pikërisht përmes rritjes së bashkëpunimit rajonal në sferën e energjetikës, shohim mundësi dhe potencial të madh për krijimin e ekonomisë së qëndrueshme dhe zhvillimore, që është prioritet kulmor i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë katër viteve të ardhshme”, tha Bytyqi.

Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në zbatimin e reformave në sektorin energjetik dhe realizimin e obligimeve të cilat rrjedhin nga Marrëveshja për formimin e Bashkësisë energjetike. Janë implementuar dispozitat dhe obligimet që rrjedhin nga Pakoja e tretë energjetike e BE-së dhe Direktiva për burime të ripërtëritjshme të energjisë. Avancimi nga vendi i fundit në rajon – në vend me avancim të jashtëzakonshëm është vlerësuar edhe në Raportin e Bashkësisë energjetike. Cak është që të vendosen në funksion të gjitha kapacitetet dhe të shfrytëzohet tërë potenciali i pashfrytëzuar energjik natyror që e posedon Maqedonia e Veriut. Plani i Qeverisë është që seriozisht ta rrisim prodhimtarinë vendore të energjisë elektrike, nga burimet e ripërtëritshme, t’i arrijmë standardet evropiane në prcesin e menaxhimit me resurset energjetike dhe të xdisim investime të reja në sektorin energjetik, theksohet në kumtesë.

“Do të doja të përkujtoj se gjatë vizitës së fundit të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Republikën e Greqisë, morëm mbështetje nga konsorciumi ‘Gastrejd’ për përfshirjen e Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e terminalit për gaz të lëngshëm natyror në afërsi të Aleksandropolis në Greqi. Me këtë projekt krijohet mundësi për furnizim të përhershëm dhe stabil me gazin natyror për vendin tonë, i cili njëkohësisht do të bëhet pike nga e cila më pas gazi do të shpërndahet edhe më gjerë në rajon dhe në vendet të cilat do të tregojnë interes”, ka thënë zëvendëskryeministri.

​Ndeshja Bayern Mynich – Atletico Madrid, formacionet zyrtare

Ballafaqimi kryesor i kësaj mbrëmje në Ligën e Kampionëve pa dyshim se do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” të Mynichut, aty...

Kosovë, Vetëvendosja paralajmëron protesta

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që të unifikojnë qëndrimet e tyre...

As gjendja alarmante nuk i unifikon partitë! DPMNE e LSDM akuzojnë njëra tjetrën për pa përgjegjësi ndaj pandemisë

https://youtu.be/W0zy6KeezVE VMRO-DPMNE propozon projekt-ligj për krijimin e një komisioni të posaçëm shtetëror për mbrojtjen dhe luftën kundër...

Prej sot nuk ka “jetë nate”! Kafenetë dhe restorantet do të punojnë deri në orën 23

https://youtu.be/DSBAXPbyauM Dyert e kafeneve dhe restoranteve prej sot do të mbyllen në orën 23. Kjo është njëra...

Punëtorët e tekstilit në korona krizë! Havziu: Inspektorati i punës ka pranuar më pak ankesa sesa në fillim

https://youtu.be/B0fpu5Ku4ho Gjashtë mijë ankesa deri te Inspektorati i punës kanë arritur që nga fillimi i kovid krizës...

More Articles Like This