Në Prishtinë po mbahet forumi ekonomik Kosovë-Kroaci, në të cilin po marrin pjesë disa biznese vendore dhe kroate me qëllimin e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Vlerësohet se marrëdhëniet politike janë mjaft të mira ndërmjet këtyre dy vendeve, porse duhet të jenë edhe në fushën e ekonomisë, sepse mundësitë e bashkëpunimit në këtë sektor janë të mëdha.
Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Safet Gërxhaliu, theksoi se ka ardhur koha që marrëdhëniet politike të kurorëzohen me një bashkëpunim dhe me një zhvillim ekonomik të nivelit më të lartë.
Kryetari i Odës Ekonomike në Kroaci, Luka Buri lovic, deklaroi se organizimi i këtij forumi ka për qëllim që rezultatet ekonomike të cilat nuk po ndjekin politikën tradicionale të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve.
Ambasadorja e Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci-Sherifi theksoi se prioritet i Ministrisë së Jashtme është diplomacia ekonomike, rrjedhimisht është intensifikuar edhe bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Kr oaci.
Sipas saj, marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Kroacisë në nivel politik janë të shkëlqyera, andaj do të donin që këto marrëdhënie të avancohen gjithashtu edhe në fushën e tregtisë dhe bashkimit ekonomik.
Në këtë takim ishte prezent edhe zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi, e cila ka vlerësuar lartë këtë forum dhe kërkoi që të rriten edhe më tutje raportet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në f ushën e ekonomisë dhe tregtisë.
