Bashkëpunim afatgjate e strategjik midis Kinës dhe Taxhikistanit

TË FUNDIT

Të premten pasdite sipas orës vendore, presidenti i Taxhikistanit Emomali Rahmon dhe presidenti kinez Xi Jinping ,i cili zhvilloi një vizitë në Taxhikistan , morën pjesë në një ceremoni nënshkrimi të deklaratës në të cilën dy vendet shpallën krijimin e partneritetit strategjik bashkëpunues dhe do të ndërtimit të  komunitetit dypalësh.

Krerët e dy vendeve dëshmuan edhe shkëmbimin e më shumë se 20 dokumenteve të bashkëpunimit në fusha ekonomike tregtare, të investimeve, të ndërlidhshmërisë, të sigurisë, të minierave etj.

Presidenti taxhak Rahmon tha se marrëdhëniet dypalëshe kanë qenë gjithmonë të bazuara në mirëkuptimin reciprok ,besimin dhe mbështetjen e ndërsjellë, duke shtuar se ai dhe Xi janë të kënaqur me zhvillimin e nivelit të lartë të lidhjeve dypalëshe, dhe rezultatet e frytshme nga bashkëpunimi.

Sipas tij, dokumentet e nënshkruara  do të forcojnë bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme  dy vendeve, duke shtuar se vendi i tij mirëpret më shumë investime kineze për të ndihmuar në përshpejtimin  e procesit të industrializimit dhe modernizimit të Taxhikistanit.

Taxhikistani është i gatshëm të forcojë bashkëpunimin e sigurisë me Kinën për të luftuar terrorizmin, separatazmin, ekstremizmin dhe për të mbrojtur sigurinë e përbashkët të dy vendeve. Është gjithashtu i gatshëm të mbajë komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë me Kinën  që të japë kontribute pozitive për paqen dhe sigurine.

Pala kineze do të vazhdojë të nxisë pa u lëkundur bashkëpunimin  miqësor dhe me përfitime të ndërsjella midis Kinës e Taxhikistanit dhe do të mbështesë fuqishëm ndjekjen e një rruge zhvillimi nga Taxhikistani në përshtatje me gjendjen e tij konkrete, përpjekjet e Taxhikistanit për të ruajtur pavarësinë, sovranitetin e tërësinë territoriale dhe masat politike e të zhvillimit të ndërmarra nga presidenti Rahmon, duke kundërshtuar me vendosmëri ndërhyrjen në punët e brendshme të Taxhikistanit prej çfarëdo force të jashtme që nën çfarëdo preteksti- nënvizoi në fjalën e tij presidenti kinez Xi.

Duke theksuar rëndësinë e forcimit të solidaritetit dhe bashkëpunimit  për komunitetin ndërkombëtar, Xi tha se Kina mbron një multipolaritet të barabartë dhe të rregullt botëror dhe globalizim ekonomik që përfiton të gjithë, dhe është e gatshme të punojë me Taxhikistanin për tëzbatuar në mënyrë aktive Nismën e Zhvillimit Global, Nismën e Sigurisë Globale dhe Nismën e Qytetërimit Global, në mënyrë që të kontribuojë në kauzën e paqes dhe zhvillimin botëror.

Në të njëjtën ditë, presidenti kinez Xi Jinping e dekoroihomologut të Taxhikistanit Emomali Rahmon me Medaljen e Miqësisë të Republikës Popullore të Kinës. Kjo është hera e parë që Medalja e Miqësisë jepet jashtë Kinës.

Të dy krerët morën pjesë gjithashtu në inaugurimin e një ndërtese  të re parlamenti dhe një godine qeveritare, të ndërtuar me ndihmën e Kinës në Dushanbe, kryeqytetin e Taxhikistanit.