Basha: Organizatorët e dhunës të vihen para përgjegjësisë

TË FUNDIT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas dëshmisë që ka dhënë në prokurori, në një dalje për mediat është shprehur se kërkon zbardhjen e plotë dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve dhe organizatorëve të dhunës më 8 janar.

“Ndonëse PD, ne ishim subjekt të një sulmi barbar dhe të dhunshëm, nga njëra anë kërkoj zbardhjen e plotë dhe vendosjen e plotë para përgjegjësisë të autorëve, organizatorëve, frymëzuesve të dhunës dhe nga ana tjetër, ju them demokratëve se nuk do të humbasim asnjë sekond në këtë kurth ku  na dëshiron kundërshtari ynë, por duhet një orë më parë duhet të jemi në krye të betejës për ta çliruar. Shqipërinë nga ky makth që është produkt i  keqqeverisjes dhe aleat i keqqeverisjes. Sali Berisha me aktet e 8 janarit është dëshmuar si një aleat i vyer, sepse kohë e çmuar e deputetëve, drejtuesve të PD, kohë e çuar mediatike që duhej të vihej në dispozicion të mirës publike, duke denoncuar dhe duke kërkuar vënien para përgjegjësisë sot kjo prokurori duhet të gëlonte nga të arrestuarit për aferën e incineratorëve, për aferat e tjera korruptive, për fat të keq me aktet dhe veprimet e tij përçarëse, dhe me gjuhën dhe retorikën e tij të dhunës, Berisha është përpjekur ta pengojë këtë. Duhet të theksojë se nuk ia ka dalë.”, ka thënë ai./Oranews