Basha kërkon uljen e TVSH-së për produktet e shportës

TË FUNDIT

Kreu opozitar Lulzim Bsha nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, ka kërkuar nga Qeveria uljen e TVSH-së për produktet e shportës. Me këtë siç tha Basha do të ndihmohen familjet që luftojnë çdo ditë me koston e papërballueshme të jetesës, transmeton TV21.

“Me çmimet e rritura të ushqimeve, të energjisë dhe karburantit nuk do të kenë mundësi të gjejnë një lehtësim nga ulja e TVSH-së, për produktet e shportës nga 20% në 6% të cilën ne (PD) e propozuam sepse paketa fiskale që shoqëron këtë palo buxhet nuk është për qytetarët dhe as nuk pasqyron hallet dhe nevojat e tyre por pasqyron grykësinë e qeverisë të shtetit më të korruptuar të rajonit dhe Evropës”, tha Basha./TV21