Basha dhe Kryemadhi pas takimit me Metën: Është e rëndësishme të zbatohen zgjedhje të lira dhe demokratike

Must Read

Dhanë shporetin, morën kondicionerë, 4060 aplikime për subvencion për inverterë

https://youtu.be/pJg-4TXQHvU Dhjetëra shporetë u mblodhën në oborrin e shkollës së mesme të...

Qeveria kërkon heqjen e Portës “Maqedonia”, njëjtë pritet të hiqet edhe monumenti për Nënë Terezën dhe anijet në Vardar

https://youtu.be/HI8JrHp5iUU “Kjo është Porta “Maqedonia” në qendër të Shkupit. U ndërtua në...

Ushqehet nga bagëtitë që ka, i vetëm e me kushte të rënda, pa rrymë e pa ujë

https://youtu.be/kHrOl_DFdGw Ky është Grujiq Borçe.Jeton në lagjen Përzhinë të Shkupit. I ka...
- Advertisement -

Kreu i Partisë Demokratike shqiptare, Lulzim Basha pas  përfundimit të takimit në Presidencë me Ilir Metën, deklaroi se shqiptarët kanë më shumë se kurrë nevojë për zgjedhje, pa dhënë një datë konkrete për zgjedhjet.

Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama duke theksuar se për PD-në është e rëndësishme që ato të jenë të ndershme dhe të lira.

- Advertisement -

“Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot dhe jo nesër, ata duan zgjidhje se janë të lodhur nga propaganda dhe mashtrimet, qytetarët kanë nevojë urgjente për punën dhe biznesi ka nevojë për mbështetje urgjente. Për ne e rëndësishme është që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm. E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma, të fillojmë të punojmë menjëherë për të sotmen”, tha Basha.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas takimit me Presidentin Meta, ka deklaruar se partia që ajo drejton është që zgjedhjet të organizohen sa më shpejtë të jetë e mundur.

- Advertisement -

Kryemadhi ka thënë se zgjedhjet do duhet të ishin bërë para dy vitesh, ndërsa shton se për opozitën e rëndësishme është të jenë të lira dhe të ndershme.

“Zgjedhjet duhet të ishin bërë para 2 vjetëve. Nuk është çështje date por për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. I bëmë të qartë Presidentit që LSI do të zbatojë çdo vendim dhe dekret dhe do të marrë pjesë në proceset zgjedhore që do u garantojë shqiptarëve qeverinë që kanë merituar prej shumë kohësh. Sot takimi ishte vetëm për datën e zgjedhjeve”, theksoi ajo.

- Advertisement -

Sipas saj ka me qindra studentë që po largohen për shkak të varfërisë. Mjekë dhe infermierë në spital ka mungesa. “Sa më shpejt të bëhen zgjedhjet aq më shumë do zgjidhen problemet. Do jetë kosto për shqiptarët. Sa më shumë të zgjasë këshilli, politik aq më jetëgjatë do të jenë politikanët. Sa më shpejt zgjedhjet aq më mirë. Ne na duhet një përmbysje për të ndërtuar një sistem të ri. Garancia më e madhe është fuqia që kanë shqiptarët për të ndryshuar”, tha Kryemadhi.

Kreu i shtetit filloi konsultimet me partitë në mëngjes për të caktuar datë për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Më parë gjatë ditës, Meta kishte një takim dhjetë minutësh edhe me udhëheqësin e Partisë Socialiste dhe kryeministrin në detyrë Edi Rama, i cili i tha atij se “partia e tij dhe aleatët janë të gatshëm për çdo datë të zgjedhjeje, përveç 2 majit, kur bien Pashkët Ortodokse”.

Meta gjithashtu u takua edhe me liderë dhe përfaqësues të disa partive më të vogla të opozitës, me disa prej tyre që përmendën 18 prillin si datën e zgjedhjeve.

Sipas Kushtetutës, Meta duhet të caktojë një datë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare midis 15 prillit dhe 16 majit të vitit 2021.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri u mbajtën më 26 qershor të vitit 2017. Në këtto dhe ato të mëparshme, në vitin 2013 fitorja shkoi për koalicionin e majtë, të udhëhequr nga Socialistët e Ramës. 

- Advertisement -

Dhanë shporetin, morën kondicionerë, 4060 aplikime për subvencion për inverterë

https://youtu.be/pJg-4TXQHvU Dhjetëra shporetë u mblodhën në oborrin e shkollës së mesme të Sarajit. Qytetarët...

Qeveria kërkon heqjen e Portës “Maqedonia”, njëjtë pritet të hiqet edhe monumenti për Nënë Terezën dhe anijet në Vardar

https://youtu.be/HI8JrHp5iUU “Kjo është Porta “Maqedonia” në qendër të Shkupit. U ndërtua në kuadër të projektit “Shkupi 2014”,...

Ushqehet nga bagëtitë që ka, i vetëm e me kushte të rënda, pa rrymë e pa ujë

https://youtu.be/kHrOl_DFdGw Ky është Grujiq Borçe.Jeton në lagjen Përzhinë të Shkupit. I ka shumë qejf kafshët dhe shpezët.E...

Banorët e Butelit kërkojnë poliklinikë, Smilevski: Startojmë vitin e ardhshëm

https://youtu.be/3kiWlhb0ofY Me sirenat dhe bori të veturave në targat e të cilave shkruante poliklinikë, banorët e Butelit...

Katër denarë për një kilogram rrush, vreshtarët të revoltuar, ministri Hoxha qetëson

https://youtu.be/kvM_tDdh0oU Cilësia e dobët e rrushit këtë vit shkaktoi probleme, por edhe përkundër kësaj shteti do të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -