Derisa Lulzim Basha ka mbledhur sot delegatët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike në Shqipëri (PD), ndërsa nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha zhvillon referendumin për të ratifikuar shkarkimin e Bashës nga PD-ja, kreu i Partisë Socialiste, njëherë edhe kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur t’i ikë “zhurmës” në Tiranë dhe ka shkuar në Vlorë.
“Krep me çokollatë të zezë në Bulevardin e ri të Vlorës, kur s’ke ngrënë mëngjes dhe s’do të hash as drekë”, shkruan Rama në profilin zyrtar dhe ndan foton e mëposhtme.
