Kreu i opozitës Lulzim Basha në rrjetin social Facebook shkruan se demokracinë nuk e japin të drejtat dhe liritë nuk i dorëzojnë. Basha potencon se forca është përballja deri në fitoren e kësaj betej për Shqipërin si gjithë Evropa.
“Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërinë dhe kombin tonë.Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas”,shkruan Lulzim Basha në Facebook.
