Bartësit e listave të kandidatëve në zgjedhjet parlamentare do të nënshkruajnë Kodin për zgjedhje të drejta dhe demokratike

TË FUNDIT

Në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ) nesër, bartësit e listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare më 15 korrik do të nënshkruajnë Kod për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Siç informojnë nga KSHZ, nënshkrimi i Kodit për zgjedhje të drejta dhe demokratike është obligim që del nga neni 8 i Kodit zgjehdor.

Pas nënshkrimit të Kodit për zgjedhje të drejta dhe demokratike, KSHZ do të bëjë shortin për caktimin e bilbordeve për reklamim politik./MIA